Manchester City me ofertë të çmendur për Mbappe

Manchester City dëshiron t’ia rrëbmej edhe një futbollist Monacos, pas transferimit të Berbardo Silvas për një shifër rreth 50 milionë euro, skuadra e Pep Guardiolas dëshiron edhe talentin Kylian Mbappe.

Manchester City ka bërë gati një rekord botëror prej 130 milionë eurove apo 114 milionë funteve për transferimin e adoleshentit të Monacos, 18-vjeçari ka qenë në formë sensacionale për Monacon këtë sezon, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligue 1 me 15 gola në 29 ndeshje.

Megjithatë, City përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, me Real Madridin që raportohet se e ka përshtatur ofertën e tyre për francezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *