Man Utd i cakton çmimin De Geas

David de Gea Manchester United

Manchester United është i gatshëm të lejojë David de Gean të bashkohet me Real Madridin në verë, por vetëm nëse gjigandët spanjollë do të përmbushin vlerën e 80 milionë funtave për të marrë shërbimet e portierit.

Portieri spanjoll ishte i gatshëm ti bashkohej Real Madridit edhe në vitin 2015-të por marrveshja u arrit vetëm kur kishte kaluar afati për transferimin e lojtarëve dhe ky transferim dështoi.

Megjithatë, Reali vazhdon të mbetet i interesuar dhe se Djajtë e Kuq nga Manchesteri janë të gatshëm ta shesin për çmimin e duhur raporton Daily Mail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *