Man City frikësohet se Chelsea dhe Liverpuli do ta rritin çmimin për Virgil van Dijk

Manchester City frikësohet se ata do të detyrohen të paguajnë më shumë se 50 milionë funte për të nënshkruar me Virgil van Dijk, sipas burimeve të Sky Sport.

Manchester City kuptohet se janë jashtëzakonisht të interesuar  për Holandezin dhe tashmë kan filluar hetimet fillestare që janë duke u zhvilluar përpara një marrëveshjeje të mundshme muajin e ardhshëm, megjithatë, ata kanë frikë nga konkurrenca e Liverpulit dhe, në veçanti, Chelsea mund ta shpinte çmimin përtej markës 50 milionë funte.

Menaxheri i Southampton Claude Puel dhe kryetari i klubit Ralph Krueger kanë insistuar më parë se Van Dijk nuk do të lejohet të largohet nga St Mary’s në verë, 25-vjeçari u shpërblye me një kontratë të re gjashtë-vjeçare në maj 2016 dhe u emërua kapiteni i Saints pas largimit të Jose Fonte në West Ham në janar.

Van Dijk, i cili u bashkua me Southampton nga Celtic në shtator 2015, bëri 30 paraqitje sezonin e kaluar para se të vuante një dëmtim në fund të sezonit në fitoren 3-0 ndaj Leicester më 22 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *