Luis Suarez largohet për një muaj me lëndim në gju

Barcelona ka pësuar një goditje në prag të sezonit të ri të La Ligas pasi Luis Suarez u përjashtua për një muaj me lëndim në gju.

Ish sulmuesi i Liverpoolit u lëndua gjatë ndeshjes së dytë të Superkupës spanjolle kundër Real Madridit, të cilin kampionët e La Ligas fituan 2-0 në Bernabeu për të arritur një fitore totale prej 5-1. Suarez patjetër do të humbasë hapjen e kampionatin të Barcelonës kundër Real Betis dhe ndeshjet e tjera kundër Alaves dhe Espanyol, me udhëtimin në Getafe më 17 shtator që përfaqëson një mundësi potenciale për t’u kthyer në veprim.

Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Barcelonës të enjten pasdite tha se testet mjekësore në Suarez kishin zbuluar dëmtime në pjesën e prapme të gjurit të tij të djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *