Liverpool nuk do të bëjë ndonjë lëvizje në janar për Thomas Lemar

Vendimi i Liverpoolit për të lejuar Philippe Coutinhon të bashkohet me Barcelonën nuk do të sjellë ndonjë lëvizje të mundshme për Thomas Lemar, sipas Sky Sports.

Sulmuesi i Monakos ka qenë i lidhur rregullisht me një lëvizje në Premier Ligë, me rivalët Arsenalin që gjithashtu kan  interes të madh për 22-vjeçarin. Javën e kaluar bosi i Arsenalit Arsene Wenger mohoi se do te bënte një lëvizje në janar për Thomas Lemar.

Monako gjithmonë kanë qenë të palëkundur në dëshirën e tyre për të mbajtur Lemar, të paktën në janar, me zëvendës-presidentin e tyre Vadim Vasilyev duke u thënë Sky Sports News që nga tetori që asnjë marrëveshje nuk do të bëhet së paku deri në dritaren e transferimeve të verës së ardhshme.

“Janari, në futboll, asnjëherë nuk them kurrë, por kjo nuk është ajo për të cilën po mendojmë, kjo nuk është në të vërtetë në planet tona”, tha Vasilyev për gazetarin Bryan Swanson të Sky Sports News.

“Sigurisht verën e ardhshme do të jetë diçka për të parë, edhe pse e dini në futboll nuk ka garanci. Ne kishim disa lojtarë që duhej të largoheshin këtë verë, por nuk larguan për shkak të X, Y, Z. Mendoj se do të ishte e drejtë të thuhet se Thomas do të ketë një shans për një dalje vitin e ardhshëm “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *