Liverpool ka hedhur poshtë një ofertë të tretë nga Barcelona

Liverpool ka hedhur poshtë një ofertë të tretë nga Barcelona për Philippe Coutinhon, sipas burimeve të Sky Sports.

Sky Sports ka kuptuar se oferta e fundit ishte me vlerë 113 milionë funta dhe pagesa mund të jetë rritur në 118 milionë funta në bazë të paraqitjeve të mundshme të Brazilianit në Kamp Nou.

Barca ka dështuar me dy ofertat e tyre të mëparshme me vlerë 72 milionë funta dhe 90.4 milionë funta.

Liverpool ka këmbëngulur se Coutinho nuk do të shitet para mbylljes së dritares së transferimee të verës, pavarësisht dorëzimit të një kërkese transferimi nga 25-vjeçari në një përpjekje për të detyruar një largim nga Anfield.

Menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës, Josep Segura, pretendoi më parë këtë javë se klubi spanjoll ishte afër pranimit të një marrëveshjeje për Coutinhon.

Megjithatë, kur u pyetën për komentet e Seguras, menaxher i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha: “Nuk e di pse njerëzit e tjerë po thonë atë që po thonë, nuk e njoh dot as unë kurrë nuk e kam takuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *