Lionel Messi: Mund të kem ndryshuar pozicionin tim, por unë ende po shënoj gola

Pasi ka shënuar një gol nga gjuajtja e lirë kundër Atletico Madridit që mund t’i japë Barcelonës titullin në La Liga, Lionel Messi tregoi se pavarësisht ndryshimit të pozitës së tij, objektivi i tij kryesor është lidhja me rrjetën e opozitës.

Edhe pse nën menaxhimin e Ernesto Valverdes superstari argjentinas është tërhequr prapa disa metra për të marrë topin dhe për të krijuar lojë, por mentaliteti i tij për të shenuar nuk ka ndryshuar. “Në vitin e kaluar unë kam lëvizur pozicionin prapa pak më shumë, ndryshe nga vitet e tjera që unë isha duke luajtur më shumë përpara “, tha Messi.”

Është e vërtetë që e kam bërë këtë, por gjithmonë me idenë e vazhdimit që të shenoi gola.” 30-vjeçari vazhdoi të kujtonte debutimin e tij në Champions me Barcelonën. “Ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve ishte në Ukrainë kundër Shakhtarit (Donetsk),” kujtonte ai. “Kjo ishte një ndeshje që kishte shumë lojtar nga Barcelona B, sepse Barcelona tashmë ishte kualifikuar për raundin tjetër. Kemi luajtur kundër një skuadre të madhe dhe ne kemi humbur, por ndjenja e debutimit në Ligën e Kampionëve ishte shumë e bukur.”

Messi mund të ketë shënuar pothuajse 100 gola në turneun e madh europian, por ka disa prej tyre që mbeten ende në kujtesën e tij.” Gjithmonë them që unë kujtoj golat e rëndësishm si të finaleve të Ligës së Kampionëve ose gjysmëfinalet kundër Real Madridit “, shtoi ai. “Kam kujtime shumë të mira në këtë garë, e cila me të vërtetë më pëlqen dhe më pëlqen të luaj në të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *