Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë”

Lionel Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për sezonin 2016/17, duke barazuar Cristiano Ronaldo me katër çmime.

Luis Suarez sezonin e kaluar shënoi 40 gola në La Liga duke rrëmbyer “Këpucën e Artë”, i cili la prapa Cristiano Ronaldon e Lionel Messin, por këtë edicion ky çmim do të shkojë për pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Lionel Messin, i cili i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë me 37 finalizime.

Pavarësisht se në Seri A do të zhvillohet edhe një xhiro, Lionel Messi është 9 gola para ndjekësit më të afërt, çka do të thotë se tashmë ai është fitues i Këpucës së Artë, duke barazuar Cristiano Ronaldon me katër çmime.

Cristiano Ronaldo e mbylli sezonin vetëm në vendin e 10’të,m që shënoi 25 gola në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *