Leonardo Jardim në radarin e Interit?

Leonardo Jardim, trajneri i Monacos, ka përfunduar në radarin e Interit

Interi është në kërkim të një trajneri të ri. Për të rindërtuar skuadrën pronarët kinezë synojnë një emër me peshë për ta marrë drejtimi e ekipit, sipas gazetës “Le Parisien”, Nerazzurrët, ia kanë vërë syrin trajnerit të Monacos, Leonardo Jardim, Jardim po bëhet gati për të festuar titullin në Ligue 1, por njëkohësisht po mendon edhe largimin për të bërë hapin e madh të karrierës.

Ai është një nga shumë emrat që Interi po ndjek me vëmendje, por gjatë orëve të fundit ka fituar ndjeshëm vëmendje, mes përfaqësuesve të trajnerit dhe drejtuesve të skuadrës italian ka pasur një kontakt, derisa Nerazzurrët janë gati t’i ofrojnë një kontratë prej 5 milionë euro në sezon, Jardim i cili këtë sezon është zgjedhur edhe si trajneri më i mirë i Ligue 1, ka kontratë me Monaco deri në vitin 2019.

Por, përveç Jardim, në listën e pronarëve të Interit, Suniga Group, janë edhe katër strategë të tjerë, fjala është për Mauricio Pochettino (Tottenham), Antonio Conten (Chelsea), Diego Simeonen (Atletico Madrid), Luciano Spalletti (Roma).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *