Leipzig ‘pothuajse nënshkroi Kylian Mbappe’ kur ishte 16 vjeç

Drejtori sportiv i Leipzig Ralf Rangnick thotë se klubi pothuajse nënshkroi yllin francez Kylian Mbappe kur ishte 16 vjeç dhe relativisht i panjohur.

Rangnick tha për gazetën gjermane Bild: “Ne kishim Kylian Mbappe por nuk e nënshkruam”, kur klubi vazhdonte të luante në divizionin e dytë të Gjermanisë. Rangnick tha: “Problemi ishte se sapo u ndamë me Alexander Zorniger, ne nuk e dinim në atë kohë se kush do të ishte trajneri ynë dhe se si do të vazhdojm”. Rangnick shtoi se babai i Mbappe i tha atij nëse ai do ta siguronte atë, “se do të isha trajner ai do të më besonte me djalin menjëherë, por unë nuk mund t’i ipja atij premtimin që në shkurt [2015]”.

Mbappe qëndroi në Monaco, duke debutuar në fund të vitit 2015, përpara se të shënonte 27 gola në 60 ndeshje për Ligën 1. Ai është bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pasi u bashkua me Paris Saint-Germain në një marrëveshje me vlerë 162 milionë funta (180 milionë euro).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *