Leicesteri do të paguajë 3.1 milionë funta EFL-it për mosmarrëveshjen financiare të Fair Play-it

Leicesteri ka rënë dakord të paguajë 3.1 milionë funta EFL-it në mënyrë që të zgjidhin një mosmarrëveshje financiare të Fair Play-it gjatë sezonit 2013-14.

Dhelprat mendohet se kanë thyer rregullat financiare të EFL pas tejkalimit të humbjes së lejuar prej 8 milionë funtave në sezonin e kaluar, por u zotuan të sfidojnë ligjërisht akuzat pasi deklaruan se 13 milionë funta të deficitit prej 20.8 milionë funtave ishte “e lejueshme”. EFL ka konfirmuar se tani ka arritur një zgjidhje me Leicester-in dhe ka pranuar se klubi “nuk ka bërë ndonjë përpjekje të qëllimshme” për të thyer rregullat e FFP-së, por i ka keqinterpretuar ato.

Një deklaratë e publikuar të mërkurën lexon: “EFL dhe klubi kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes tyre që dalin nga Rezultatet Financiare të klubit në 2013/14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *