Laurent Koscielny: Arsenali nuk ka gjasa të përfundojë në top 4-she këtë sezon

Laurent Koscielny ka pranuar se Arsenali nuk ka gjasa të përfundojë në top 4-she këtë sezon pas disfatës së radhës.

Gunners u munden 2-1 nga Brighton të dielën, një rezultat që i lë 13 pikë nga top 4-shja. Duke folur pas humbjes së tyre të tetë në 13 ndeshjet e fundit, Koscielny tha: “Do të jetë shumë vështirë të përfundojmë në katër të parët, kemi një periudhë të keqe dhe nuk kemi pasur rezultatet që dëshironim.

“Ne e humbëm besimin tonë pak dhe në fushë nuk kishim besimin që duhej të shtynim vetën më shumë dhe të luanim më mirë. “Ne duhet të qëndrojmë së bashku, të luftojmë së bashku, është një periudhë e madhe për ne. Ne e dimë se është e vështirë, por duhet të ulim kokën dhe të punojm çdo ditë.

“Ne duhet të fitojmë për të pasur më shumë liri në fushë dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku sepse është një periudhë e keqe, por të gjithë lojtarët, stafi dhe tifozët duhet të dinë se jemi të gjithë së bashku. “Është e rëndësishme që të gjithë të jenë pas nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *