Lamtumirë Xabi Alonso

20 Maji 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, Xabi Alonso, një mesfushor i mrekullueshëm, në gjendje të shënojë gola, të japë asist, me klas të jashtëzakonshëm dhe personalitet e profesionalizëm.

E nisi karrierën në Real Sociedad, u transferua më pas në Liverpool, për të bërë një karrierë të mrekullueshme, më pas u rikthye në Spanjë, për të luajtur në Real Madrid, ku edhe aty shkroi histori, vitet e fundit të karrierës i kaloi në Bundelsiga te Bayern Munich dhe e përfundoi aty, në një ambient të mrekullueshëm të krijuar në “Allianz Arena”, ku edhe festuan titullin.

Alonso ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme, i cili ka bërë më shumë se 800 paraqitje për gjitha klubet e lartpërmendura dhe Kombëtaren, derisa ka shënuar më shumë se 50 gola.

Në karrierën e jashtëzakonshme, mesfushori ka fituar 18 tituj, me Liverpoolin, Real Madridin, Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *