Lacazette përfundoi kalimin e tij në Arsenal

Lacazette përfundoi kalimin e tij shumë të parashikuar nga Lyon në stadiumin Emirates sot për një tarifë të raportuar prej 60 milionë euro.

Sulmuesi 26-vjeçar i Francës ka ndjekur prej kohësh progresin e Arsenalit nga atdheu i tij për shkak të Thierry Henry dhe yjeve të tjerë të Les Bleus në Londër.

“Unë jam, natyrisht, i kënaqur dhe shumë krenar, sepse Arsenal është një klub legjendar”, tha Lacazette, i cili admiron stabilitetin e klubit nën Arsene Wenger, tha për faqen zyrtare të Gunners.

“Gjatë gjithë fëmijërisë, fal Thierry Henry dhe lojtarëve të tjerë francezë, unë gjithmonë ëndërrova të luaja për këtë klub dhe ëndrra po më përmbushet.”

Më pëlqen e kaluara e Arsenalit – më pëlqejn klubet me një histori. Gjithashtu fakti që menaxheri ka qenë këtu për një kohë tregon se është një klub i qëndrueshëm, të cilin e pëlqej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *