Ky është arbitri italian që do të gjykojë Vllaznia-Tirana

Gjyqtarët shqiptarë nuk kanë pranuar të marrin përsipër gjykimin e kësaj finaleje mbijetese, shumë të nxehtë, shkodranët kërkuan të mos gjykonin arbitra nga kryeqyteti, çka e ngushtoi edhe më shumë rrezen e veprimit të kopmisionit përkatës në federatë, ndaj u kalua në zgjidhjen më të drejtë në kësi rastesh: arbitër i huaj. Ama, kësaj here jo nga Sllovenia, sikurse u veprua me kërkesën e Partizanit për ndeshjen me Kukësin, por nga një vend me gjyqtarë futbolli të spikatur, si Italia. Paolo Silvio Mazzoleni, me ndihmësit e tij, po italianë, do të bëjë drejtësi në “Loro Boriçi”, në 90-minutëshin më të ethshëm ndoshta në histori, kur janë përplasur kuqeblutë dhe bardheblutë.

Ky gjyqtarë është pjesë e Seria A dhe ka drejtuar rreth 165 ndeshje në elitën e futbollit italian, si dhe 22 ndeshje në Kupat e Europës. Duhet përmendur një fakt, se ky emër nuk është i panjohur për shqiptarët. Jo vetëm përmes ndeshjeve të Seria A, por sepse ka gjykuar kombëtaren tonë më 11 nëntor 2011, duke luajtur miqësoren kundër Azerbajxhanit, e humbur 1-0 nga kuqezinjtë. Lojtarët e të dyja skuadrave duhet të kenë kujdes, sepse ky arbitër italian është i rreptë dhe nuk i kursen kartonët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *