Kupa e Botës 2018 do të përdor video teknologjinë (VAR) thotë ekzekutivi i FIFA-s

Video Teknologjia do të përdoret në Kupën e Botës për herë të parë këtë verë, ka konfirmuar një ekzekutiv i FIFA-s.

VAR është provuar këtë sezon në vende si Italia, Gjermania dhe Anglia dhe tani do të përfshihet në Kupën e Botës në Rusi, sipas shefit të komercialitetit të FIFA-s, Philippe Le Floc’h.

Ai tha: “Definitivisht do të ndodhë VAR. Është e mrekullueshme që të kemi teknologji në futboll, sepse kjo është gjithashtu një gjë e drejtë.”

Le Floc’h konfirmoi gjithashtu se FIFA tashmë është në diskutime me sponsorët potencial për teknologjinë përpara turneut, i cili fillon në qershor.

Ai shtoi: “Ne po flasim me kompani të ndryshme teknologjike të cilët janë shumë të interesuar për atë që po bëjmë në anën teknologjike të gjërave”.

Vendimi përfundimtar nëse VAR miratohet për përdorim në Kupën Botërore do të bëhet nga IFAB, trupi vendimmarrës i futbollit, në takimin e tyre vjetor më 2 mars. IFAB përbëhet nga FIFA dhe katër shoqatat britanike (FA, SFA, IFA dhe FAW). FIFA ka katër vota dhe FAs britanike kanë nga një votë secili. Së paku gjashtë vota nevojiten për të kaluar ndonjë ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *