Sot në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kombëtarja e Kosovës U-17 udhëtoi për në Dablin të Irlandës ku do të marrë pjesë në turneun “ U-16 Develompent Tournament”.
Kombëtarja e Kosovës U-17 do të takohet më 21 maj me Danimarkën, ndërsa më 23 maj ballafaqohet me Republikën e Irlandës, ndërsa me Irlandën Veriore takohet më 25 maj, ky turne është i mirëseardhur, për përgatitjet e Kombëtares U-17 për ndeshjet parakualfikuese për Kampionatin evropian 2018 që do të mbahet në Angli.