Konfirmohet trajneri i ri i Argjentinës

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli do të jetë përzgjedhës i ri i Argjentinës

Trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli e ka konfirmuar se pasi të përfundojë ky edicion do të marrë drejtimin e Kombëtares së Argjentinës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Sampaoli, i cili tha se po largohet nga Sevilla për të marrë drejtimin e Kombëtares së vendit të tij.

“Nuk po largohem nga Sevilla për një tjetër skuadër. Po shkoj për vendin tim. Është një ndryshim që e kam bërë me zemër për vendin tim”, tha Sampaoli gjatë konferencës për media, ky lajm është shumë i mirë edhe për Leo Messin, pasi tashmë ka një trajner të dëshmuar dhe ka mundësi të fitojë Kupën e Botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *