Klubi Aston Villa është në shitje, pasi përballet me urdhërimin e likuidimit

Aston Villa është duke u përballur me javën më të rëndësishme në historinë e tyre 144-vjeçare, ndërsa pronari Tony Xia lufton për të mbajtur klubin nga duart e administratorëve.

Një investim i madh në pagat e lojtarëve dhe më shumë se 70 milionë funta në transferime në vetëm dy sezonet e fundit, klubi tash përballet me HMRC-ën, dhe me mundësinë e marrjes nga administratorët. Zyrtarisht, Sky Sports News i është thënë se klubi nuk është për shitje dhe se problemet financiare të Dr Xia janë rezultat i çështjeve të rrjedhës së parasë në Kinë.

Megjithatë, SSN ka kuptuar se pronari i cili ka qenë në Kinë që nga humbja e play-off-it, po përpiqet të tërheqë investitorë të rinj për të ndarë barrën dhe do të jetë i përgatitur për të ulur humbjet e tij dhe për të shitur klubin për çmimin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *