Juventus – Real Madrid, UEFA cakton gjyqtarët

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Gjermani Felix Brych do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, e cila do të luhet me 3 qershor në Cardiff, asistentë të Felix Brych do të jenë gjermanët: Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse gjyqtari i katërt është serbi, Milorad Mažić.

Asistentë shtesë do të jenë Bastian Dankert e Marco Fritz, kurse gjyqtar rezervë është Rafael Foltyn. Edhe këta tre të fundit janë nga Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *