Julen Lopetegui: Luka Modriç, Mateo Kovaçiç janë të lumtur në Real Madrid

Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç janë “të lumtur” në Real Madrid, thotë trajneri Julen Lopetegui, mes raporteve se çifti dëshiron të largohet nga Bernabeu.

Inter Milan bëri kontakt me agjentët e Modriçit mbi një lëvizje të mundshme, sipas Sky në Itali, por presidenti i Realit Florentino Perez thotë se kushdo që dëshiron të nënshkruajë mesfushorin duhet të paguajë klauzolën e blerjes prej 668 milionë funtave. Raportet në Itali kanë thënë se Modriç dëshiron të shkojë në klubin e Serie A dhe ka rënë dakord me kushtet personale.

Megjithatë Lopetegui e ka bërë të qartë se nuk ka lëvizje ashtu si Perez dhe ka hedhur poshtë çdo fjalë për lëvizjen e Modriçit. “Ata janë shumë të knaqur këtu, ashtu siç është me shumicën e lojtarëve”, tha ai. “Kuptimi im është se të dy janë të lumtur që janë këtu”. “Presidenti Florentino Perez ishte i qartë tha Lopetegui. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se Modriç do të vazhdojë të luajë për ne ashtu siç ka qenë deri tani”.

Duke folur ndërsa ishte në detyrë me Kroacinë në Kupën Botërore, Kovaçiç tha se donte të largohej nga kryeqyteti spanjoll në kërkim të mundësive të përmirësuara në ekipin e parë.

Raportet në Spanjë pretendojnë se mesfushori qendror, i cili ka qenë i lidhur me Manchester City-in, nuk është i knaqur. “Nuk e kam parë se ai është i pa knaqur,” tha Lopetegui. “Ai është trajnuar normalisht. Mateo është anëtar i skuadrës dhe unë jam i kënaqur me të.”

Reali ende nuk ka zëvendësuar Cristiano Ronaldon pas lëvizjes së tij prej 105 milionë funtave në Juventus, por Lopetegui beson se klubi do të përballet pa fituesin e pesë herë të Topit të Artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *