Jose Mourinho: Real Madrid duhet të harrojë për nënshkrimin e David De Geas

Jose Mourinho ka paralajmëruar Real Madridin se ata do të humbasin kohën e tyre nëse ata tentojnë të joshin David de Gean larg nga Manchester United këtë verë.

De Gea ka vetëm 18 muaj  të mbetur në kontratën katërvjeçare që ai nënshkroi në shtator 2015 pas dështimit së një lëvizje në Real për shkak të mungesës së dokumenteve para se të mbyllej dritarja e transferimeve në Spanjë. Por Mourinho dëshiron të mbajë spanjollin nr 1 në Old Trafford dhe është i bindur se mund ta bëjë këtë.

“E shoh atë këtu – nuk e di se cilat janë synimet e Real Madridit, por duhet të mendojnë për një lojtar tjetër”, tha Mourinho për La Sexta. De Gea do të jetë në veprim për United-in të martën, kur ata do të presin Sevilla-ën në ndeshjen e tyre të kthimit në Ligën e Kampionëve. Pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e parë, Mourinho është i kujdesshëm ndaj kërcënimit të paraqitur nga ana e La Ligës.

“Ne po luajmë kundër një skuadre që nuk ka humbur kundër Liverpoolit në shtëpi apo larg,” tha Mourinho. “Ata shënuan gola në Liverpool dhe barazuan ndeshjen dhe them Liverpool, sepse ata janë një shembull i një skuadre shumë të mirë”. Kur u pyet nëse United janë kandidatët për të fituar këtë vit, Mourinho u përgjigj: “Jo ende, por kur një ekip arrin në tetë të fundit çdo gjë është e mundur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *