Jose Mourinho nuk është i sigurt për sa kohë do të jetë jasht Paul Pogba

Jose Mourinho është i pasigurt në lidhje me ashpërsinë e dëmtimit të Paul Pogbas, por nuk ka dyshim se Manchester United ka forcën e mesfushës për të përballuar pa të.

Kthimi i shumëpritur i Ligës së Kampionëve të martën erdhi me një kosto, me 24-vjeçarin që zgjati vetëm 19 minuta nga fitorja 3-0 ndaj Baselit. Francezi e la Old Trafford në mbështetëse dhe Mourinho nuk është i sigurt për mungesën e tij përtej ndeshjes e së dielës në Premier League me Evertonin.

“Unë nuk e di, unë vetëm e di se ky është një dëmtim muskulor”, tha shefi i United. “Ai është padyshim jashtë për ndeshjen e fundjavës, dhe ndeshja e fundjavës është e vetmja ndeshje për të cilën po mendoj. “Pra, për mua, është thjeshtë dhe objektive: ai nuk po luan këtë fundjavë”.

Megjithatë në fund të fundit, shefi i United nuk ka dyshim se lojtarët e tij do të japin maksimumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *