Jose Mourinho: Largimi i David de Geas nuk ka kuptim për Manchester United-in

Menaxheri i Manchester United Jose Mourinho, ka përjashtuar një transferim për David de Gea sepse klubi nuk ka ndërmend të shesë lojtarët e tyre më të mirë.

De Gea, 27 vjeç, nënshkroi një kontratë të re në Old Trafford në 2015, vetëm pak ditë pas një kalimi të propozuar në Real Madrid. Marrëveshja e tij e tanishme përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, edhe pse United ka një mundësi për ta zgjatur atë me 12 muaj të tjerë, ndërsa Mourinho ka deklaruar më parë këtë vit, se ai është i bindur se spanjolli do ta aktivizojë atë klauzolë.

Duke folur përpara ndeshjes të së dielës kundër Newcastle, Mourinho përsëriti synimin e United për të mbajtur lojtarët e tyre më të mirë kur u pyet për raportet e gazetave që lidhin De Geën me një lëvizje të mundshëme në Real Madrid gjatë verës.

“A mendoni se një klub që po përpiqet të tërheqë lojtarët më të mirë është klubi që është i hapur për të shitur lojtarët më të mirë? Nuk ka kuptim,” tha ai. “Nëse doni të shkoni në atë nivel, ne duhet të tërheqim lojtarët më të mirë siç kemi bërë me Alexis Sanchez, Nemanja Matic, Paul Pogba dhe kështu me radhë, dhe mos te lejojmë lojtarët tanë më të mirë të shkojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *