Jose Mourinho: Dua të nënshkruaj edhe një lojtarë të ri

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, thotë se është i bindur se do të jetë në gjendje të shtojë një lojtar tjetër në skuadrën e tij para mbylljes së dritares së transferimeve.

Mourinho kishte shprehur dëshirën për dy, por thotë se nuk do të jetë një dramë nëse klubi bën vetëm një shtesë të re. United kanë nënshkruar Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant këtë verë deri më tani dhe Mourinho tha pas humbjes 4-1 ndaj Liverpoolit në fundjavë se dy transferime të reja do të ishin ideale.

Por tani duket se pajtohet me faktin se mund të ketë vetëm një, duke thënë: “Unë jam i bindur se do të marr një, por unë mendoj se dy nuk do të arrij, që nuk është një gjë e keqe. “Në çdo sezon ndodhë e njëjta, me çdo klub, që është se menaxheri dëshiron më shumë”.

“Është natyra jonë, që gjithmonë dëshirojm më shumë për ekipin tonë, por pastaj vendimet e klubit janë të ndryshme dhe normalisht ju nuk merrni atë që dëshironi, e cila ka ndodhur gjatë gjithë karrierës sime. Pra, nëse marr një lojtar deri në fund të tregut të transferimeve, është shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *