Jose Mourinho: Do t’i japë kohë Victor Lindelof-it në Manchester United

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, thotë se nuk ka “presion” në nënshkrimin e verës, Victor Lindelof.

Lindelof nuk ka qenë i rregullt në ekip që nga transferimi i tij prej 30.7 milionë funtave nga Benfica, por Mourinho thotë se suedezi “do të provojë hap pas hapi” se ai është gati për një rol në rritje. Mbrojtësi 23-vjeçar filloi me fitore kohëve të fundit në Basel (Ligën e Kampionëve) dhe me Burton (Carabao Cup), por ende nuk është shfaqur në Premier Ligë dhe nuk ishte as në stol për fitoren 1-0 të së shtunës në Southampton.

Trajneri i Suedisë Janse Andersson i ka thënë një radioje suedeze se statusi i tanishëm margjinal i Lindelof është “zhgënjyes” dhe “pak i pafat”, por Mourinho është i qetë për situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *