John O’Shea midis emrave të mëdhenj në listën e lirimeve nga Sunderland

Kapiteni John O’Shea dhe Seb Larsson janë midis 7 lojtarëve të profilit të lartë në listën e lirimeve nga Sunderland.

Lista, e publikuar në faqen e internetit të Premier League, detajon lojtarët të cilve kontrata ju skadon në fund të qershorit, ndërsa në atë list janë edhe emrat e lojtarve të cilët e lënë përfundimisht klubin, O’Shea dhe mesfushori Larsson janë në këtë listë bashk me Victor Anichebe, Will Buckley, Jan Kirchhoff, Joleon Lescott dhe Steven Pienaar, mbrojtësi Sebastian Coates, i cili ka kaluar 18 muajt e fundit në huazim në Sporting Lisbon, do të bashkohet me klubin portugez në mënyrë të përhershme më 1 korrik.

O’Shea e bëri të qartë menjëherë pasi Sunderland beri publike listën se dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij gjashtëvjeçar, duke thënë: “Është diçka që unë patjetër dua të vazhdoj, por nuk është në dorën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *