Jamaal Lascelles ka nënshkruar një kontratë të re me Newcastle

Kapiteni i Newcastle United Jamaal Lascelles ka përcaktuar të ardhmen e tij në klub duke nënshkruar një kontratë të re afatgjate në St. James ‘Park.

Lascelles, i cili u bë kapiteni i klubit nga Rafa Benitez sezonin e kaluar, tani do të mbetet me Magpies deri në qershor 2023. Mbrojtësi 23-vjeçar u bashkua së pari me Newcastle nga Nottingham Forest në 2014 dhe ka vazhduar të bëjë 75 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar shtatë herë.

Duke folur për marrëveshjen e tij të re, Lascelles tha: “Që kur erdha në Newcastle, unë kam qenë i lumtur, e dua qytetin, futbollin dhe tifozët. Gjithçka rreth kësaj, më pëlqen kështu që jam i lumtur që kam lidhur një kontratë për gjashtë vitet e ardhshme këtu. Kemi një grup lojtarësh ambiciozë, tifozët janë të shkëlqyeshëm dhe menaxheri ka besim tek unë, kështu që unë jam shumë i lumtur këtu dhe dëshiroj të qoj klubin aq lartë sa mund të shkojë”.

Bossi i Newcastle Benitez beson se Lascelles meriton kontratën e tij të re afatgjatë pasi ka bërë përshtypje në rolin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *