Ivan Rakitic: Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë

Ivan Rakitic është optimist se Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë përtej verës së ardhshme, pavarësisht spekulimeve.

Lionel Messi ra dakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2021 me klubin e Kamp Nou në korrik, por nuk nënshkroi dokumentat në fillim. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, pretendoi në fillim të këtij muaji, tashmë është nënshkruar një kontratë, megjithëse pyetjet mbesin nese është ashtu.

Rakitic, duke folur në një konferencë shtypi përpara takimit të Ligës së Kampionëve me Juventusin, tha se dëshiron të vazhdojë të luajë së bashku me Messin për disa vitet me radh. Ai nuk është vetëm një lojtar shumë i rëndësishëm, ai është më shumë se kaq, duke parë karrierën e tij, sa do të thotë për Barcën. Ai ka thënë: “Leo është pjesë e simbolit të klubit.

“Nuk mund të them 100 për qind nëse ai do të qëndrojë apo jo. Ky është vendimi i tij dhe ju duhet të respektoni atë që çdo person mendon apo bën. “Ne e dimë se tifozët duan të shohin foto, shtrëngim duarsh, edhe unë. Dua të luaj me Leon nesër, tre vjet, pesë vjet në të ardhmen.

“E vetmja gjë që mund të themi si shokë është që ne duam që ai të qëndrojë. Ai ka të gjithë mbështetjen tonë dhe ne gëzohemi që jemi me të. “Nga ajo që kam lexuar dhe më kan thënë, gjërat po shkojnë mirë. Kam besim te presidenti dhe në Leon dhe e di që ai dëshiron të jetë me ne”.

E ardhmja e Messit ka qenë çështje për shumë debate që kur kushtet e kontratës së tij të re u pranuan pothuajse pesë muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *