Isco zbulon të ardhmen

Isco po shkëlqen në këtë fund sezoni me Realin e Madridit. Ish-lojtari i Malagës i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij.

Mesfushori i Realit të Madridit, nuk e mendon largimin nga “Los Blancos”, aq më tepër pas shpalljes kampion të La Liga-s.

25-vjeçari qetësoi tifozët madrilenë duke theksuar se do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Mos u shqetësoni, tifozë madrilenë! Do të qëndroj. Jam pafundësisht i lumtur që fitova titullin e parë në shtëpi, por duhet t’i mbajmë këmbët në gaz, sepse po vjen ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Nëse do të luaj atje do të ishte një ëndërr e bërë realitet, por ajo që ka më shumë rëndësi është skuadra.”, u shpreh spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *