Interi shpreh interes për Andres Iniestan

Interi ka pyetur për situatën e mesfushorit të Barcelonës Andres Iniesta, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2018, sipas Gazzetta.

Drejtori sportiv i klubit italian Piero Ausilio takoi homologun e tij të Barcelonës Ariedo Braida për darkë të hënën në mbrëmje dhe diskutuan për Iniestan, Ausilio gjithashtu interesohej për mbrojtësin Aleix Vidal, megjithëse synimi kryesor i Interit është Borja Valero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *