Huligani Rus i kërkuar për sulm të egër ndaj tifozëve të Anglisë është arrestuar

Një huligan Rus i kërkuar për sulm të ashpër të një tifozi të Anglisë gjatë Euro-s 2016 në Francë është arrestuar në Gjermani.

“Policia arrestoi njeriun e kërkuar pas ardhjes së tij në Erdinger Moos nga Moska”, tha një deklaratë e policisë gjermane duke shtuar se 31 vjeçari rrezikon deri në 15 vjet burg në Francë për tentim vrasjeje dhe dëmtim të rëndë trupor. Autoritetet franceze kishin kërkuar prej muajsh të dyshuarin, i cili nuk ishte emëruar dhe, së bashku me disa huliganë të tjerë rusë, akuzohet se ka sulmuar tifozin 51 vjeçar të Anglisë Andrew Bache përpara ndeshjes Rusi-Angli në Marsejë.

Bache u la paralizuar në anën e majtë të trupit të tij, pasi u godit rreth kokës me një shufër hekuri. Autoritetet franceze lëshuan një urdhër arresti për të dyshuarin Rus në dhjetor 2017 pas shumë muajsh të punës me policinë britanike për të identifikuar kryerësit e sulmit.

I dyshuari u arrestua gjat rrugës nga Moska në Bilbao në Spanjë, ku po udhëtonte për ndeshjen e Ligës së Evropës mes Athletic Bilbaos dhe Spartakut të Moskës të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *