Henry Onyekuru është caktuar për operacion dhe do të jet me muaj jashtë fushe

Sulmuesi i Evertonit Henry Onyekuru është caktuar për operacion dhe do të jet me muaj jashtë me dëmtim në gju që e mori gjat huazimit në Anderlecht.

20-vjeçari, i cili nënshkroi për Toffees në verë, por nuk mori një leje pune, u vlerësua fundjavën e kaluar pasi u zëvendësua më vonë në fitoren ndaj ish-klubit të tij KAS Eupen më 22 dhjetor.

Anderlecht thonë se ata do të diskutojnë rehabilitimin e tij me klubin mëmë, por ai do të jetë jashtë “për disa muaj për të qenë në gjendje të shërohet në mënyrë optimale”.

Onyekuru është në mesin e golashënuesve më të mir të Jupiler Pro ligë në këtë sezon me nëntë gola në 19 paraqitje, por ai nuk arriti të shënojë në asnjë nga lojërat e grupit të Ligës së Kampionëve të Anderlehtit.

Nigeriani u bë ndër golashënuesit më të mirë në Belgjikë, me 20 gola për Eupen, dhe pati interesa nga një numër klubesh të Premier Ligës gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *