Hector Bellerini: Do të qëndroj në Arsenal

Hector Bellerini nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali, pasi ka zbuluar se ai ka kërkuar fanellën me numrin dy për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht nga nënshkrimi i një kontrate të re me Gunners sezonin e kaluar e cila shkon deri në vitin 2023, spanjolli ka qenë vazhdimisht i lidhur me Manchester United-in dhe Juventusin në shtypin britanik dhe të huaj. Agjenti i mbrojtësit zbuloi muajin e kaluar se edhe pse gjithmonë ka interes për 23-vjeçarin, asnjë ofertë nuk është bërë dhe ai është i lumtur në klub.

Bellerin ka veshur numrin 24 që kur ka hyrë në ekipin e parë të Arsenalit në vitin 2015, por tani dëshiron fanellën e veshur më parë nga Mathieu Debuchy dhe thotë se ai e ka diskutuar këtë çështje me Vic Akers. Duke folur me shokët e grupit Per Mertesacker dhe Rob Holding në faqen zyrtare të klubit në YouTube, Bellerin tha: “Në verë, unë do të kërkoj fanellën me numrin dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *