Harry Kane do të jet kapiteni i Anglis në Kupën e Botës në Rusi

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, do të jet kapiteni i Anglis në Kupën e Botës në Rusi.

Gareth Southgate emëroj Kane si kapiten për turneun gjatë një takimi me skuadrën në St. George’s Park të hënën natën. Kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson dhe mesfushori i Tottenhamit Eric Dier kanë qenë kapiten të Anglis nën Southgate, por tani është Kane që do të marrë shiritin e kapitenit në Rusi.

“Është një nder i madh. Ju gjithmonë ëndërroni të luani për Anglinë, dhe që të jesh kapiten është pak më shumë”, tha sulmuesi i Spurs. “Unë jam shumë i emocionuar për Kupën e Botës. Nuk mund të pres që të jem atje dhe ta përjetoj atë. Të jesh udhëheqës i djemve do të jetë e veçantë. “Por për mua, asgjë nuk ndryshon, unë jam ende i njëjti lojtar, është vetëm për ekipin, ne do të bëjmë atë që mundemi dhe do të shkojmë sa të mundemi”.

Southgate shtoi: “Harry ka disa cilësi të pa besueshme personale. Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është se ata e vendosin standardin çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *