Pep Guardiola thotë se nuk ka “asnjë dyshim”se të gjithë në Manchester City dëshirojn që Raheem Sterling të nënshkruajë një kontratë të re.
Por shefi i City-it paralajmëroi se “marrëveshjet janë marrëveshje” dhe nuk është e sigurt nëse një kontratë e re do të dakordohet. Sterling nënshkroi për City-in nga Liverpooli në 2015 dhe Sterling ka bërë përshtypje nën Guardiolën, duke shënuar 18 gola në Premier Ligë sezonin e kaluar.
Megjithatë, 23-vjeçarit i kan mbetur vetëm dy vjet në kontratën e tij dhe ende nuk është pajtuar për një të re. Përpara ndeshjes të së dielës kundër Chelsea-it, Guardiola tha: “Nuk ka dyshim që ne duam atë. “Ai e di, agjenti i tij e di. Ne duam atë. Txiki Begiristain drejtori i futbollit të City-it ka folur me të.
“Është e qartë që nga dita e parë që kam ardhur ne duam atë, por marrëveshjet janë marrëveshje, dhe agjentët janë agjentë, dhe lojtarët janë lojtarë.
Pra, në fund, nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë ju siguroj 100 për qind se klubi, unë si një menaxher, drejtori sportiv, madje edhe shokët e tij të ekipit, duam që ai të qëndrojë më gjatë këtu.