Griezmann pranon ofertën e Atleticos dhe do të vazhdojë me ta

Sulmuesi i Atletico Madrid do të nënshkruajë një kontratë të re dhe të përmirësuar dhe do të mbetet në klub ndërsa Diego Costa, Sandro dhe Vitolo mbeten objektiva për klubin.

 Antoine Griezmann sulmuesi francez do të mbetet në Atletico Madrid pavarësisht deklaratave kontradiktore në javët e fundit. 26-vjeçari ka vendosur të pranojë kontratën e re të Atleticos që iu ofrua tre javë më parë, kur disa oferta nga klubet e tjera vinin në zyrat e Atletico Madrid.

Griezmann do të vazhdojë në klub duke e ditur se ata nuk mund ta përforcojnë skuadrën, por prania e tij do të jetë vendimtare në tërheqjen e disa prej emrave në listën e blerjeve të Atleticos në janar. Diego Costa, Vitolo dhe Sandro janë shumë afër nënshkrimit për klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *