Graniti uron Taulantin për titullin me Baselin

Graniti ka uruar Baselin dhe Taulantin pas triumfit në Kupën e Zvicrës, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka uruar skuadrën e Baselit dhe vëllain e tij për fitoren e arritur në finalen e Kupës.

Baseli fitoi këtë trofe pasi e mposhti Sionin 3:0 në finale, ku Taulant Xhaka luajti nga fillimi, për triumfin e radhës, pas Ligës, Xhaka ka uruar Baselin dhe Taulantinm duke bërë një postim në rrjetet sociale.

“Shpirti im është me ju dhe festoj me ju. Urimet e mia më të mira për vëllaun tim dhe ekipin e madh”, ka shkruar Graniti në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *