Gian Piero Ventura është shkarkuar pas dështimit për tu kualifikuar në Kupën e Botës

Gian Piero Ventura është shkarkuar si menaxher i Italisë pas një dështimi për tu kualifikuar në Kupën e Botës.

Për herë të parë që nga viti 1958 Italia nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës, me një barazim 0-0 kundër Suedisë të hënën në San Siro duke arritur një fitore totale 1-0 për suedezët në play-offin e tyre kualifikuese.
Dhe dështimi i ka kushtuar Ventura-ës punën e tij, siç konfirmoi FIGC në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Gjatë një takimi të thirrur nga presidenti i FIGC Carlo Tevecchio … dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2018 në Rusi u diskutua. Si rendi i parë i ditës, Tevecchio zbuloi lirimin e të gjithë ekipit teknik dhe, nga sot e tutje, Gian Piero Ventura nuk është më trajner i ekipit kombëtar”.
Ventura refuzoi të jap dorëheqje menjëherë pas ndeshjes me Suedinë, duke thënë se ai kishte nevojë për kohë për të folur me presidentin e federatës italiane.

“Unë nuk dhash dorëheqje sepse nuk u takova me kryetarin e FA ende. Do të takohemi në ditët e ardhshme, do ta diskutojmë. Ka shumë gjëra për të folur,” tha ai të hënën.
“Deri në play-off ne po përparonim siç ishte parashikuar, po ishim të pa fatë që të mos shënonim kundër tyre (Suedis). I kërkoj falje italianëve, vetëm për rezultatin, jo për përpjekjet që kemi bërë në çdo ndeshje”.
Por vendimi tani është marrë nga duart e tij, pasi ai është i detyruar të largohet nga posti pas një  viti e gjysmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *