Gary Rowett menaxheri i ri i Stoke City-it?

Stoke City ju është afruar Derby-it për të kërkuar leje për të folur me menaxherin e tyre Gary Rowett, sipas burimeve të Sky.

Potters aktualisht janë duke kërkuar për një menaxher të ri pas largimit të Paul Lambert javën e kaluar pas rënjes së tyre nga Premier Liga. Rowett ishte lidhur më parë me punën e menaxherit në Stoke City në janar pas shkarkimit të Mark Hughes, por vendosi të qëndrojë në Derby dhe nënshkroi një marrëveshje të re tre-vjeçare.

43-vjeçari i udhëhoqi Rams në play-off këtë sezon, por pësoi humbjen në Fulham në gjysmëfinale. Rowett besohet të jetë i prirur nga mundësia e lëvizjes në Stoke City për shkak të frikës se do të duhet të shkurtojë faturën e pagës së skuadrës së Derby-it për të siguruar që ata janë brenda rregullave financiare të Fair Play-it për sezonin e ardhshëm. Sky Sports News ka kuptuar se pronarin i Derby-it Mel Morris nuk ngurron të lejojë Rowett të largohet nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *