Gareth Bale gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Reprezentuesi i Uellsit duket se do të jetë në gjendje që të përballet me kampionët italianë në Cardiff, kjo pasi Gareth Bale iu është kthyer stërvitjeve të Real Madridit para finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Bale pësoi një lëndim në këmbë në mposhtjen prej 3-2 kundër Barcelonës më 23 prill, duke u rikthyer në El Clasico pasi më herët kishte pësuar një lëndim të njëjtë kundër Bayern Munich, Bale kishte mbetur jashtë që nga atëherë, duke munguar në fazat finale të sezonit, por ai do të kthehet në Cardiff më 3 qershor.

27 vjeçari mori pjesë në sezionin e stërvitjeve të klubit të premten pa ndonjë problem të dukshëm dhe duket i gatshëm për përballjen e ardhshme me Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *