Gabriel Jesus tha se nuk do të ketë nevojë për operim në syrin e tij

Sulmuesi i Manchester Cityit, Gabriel Jesus, thotë se nuk do të ketë nevojë për një operacion në syrin e djathtë të tij, i cili është dëmtuar nga shoku i klubit Nicolás Otamendi.

Braziliani 20-vjeçar duhej të largohej pas përplasjes aksidentale me mbrojtësin e Argjentinës Otamendi në një miqësore në Melbourne javën e kaluar. Megjithatë, ai u ndie mjaft i kënaqur nga vlerësimi i stafit mjekësor.

Lojtari i Cityit shkroi në Facebook: “Dje bëra një rezonancë fytyre, disa provime dhe kam lajme të mira! Rimëkëmbja ime po shkon shumë mirë dhe nuk do të kem nevojë për operim. Në 15 ditë unë do të rivlerësohem, por të gjitha shenjat tregojnë se do të kthehem brenda tre javësh! Faleminderit shumë për të gjithë ata që më dërguan mesazhe, të cilët më mbështetën, dërguan ndjenja pozitive dhe u lutën për mua. Faleminderit Dr Jorge Pagura, Dr Claudio Lotemberg dhe Dr Sergio Miranda, për trajtimin dhe vëmendjen “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *