Florentino Perez ofron këta dy lojtar për Kylian Mbappe

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez i ka ofruar Chelseat mundësinë për të nënshkruar Alvaro Morata dhe James Rodriguez për një shumë prej 150 milionë eurosh, sipas The Mirror.

Perez është i gatshëm të krijojë fonde dhe hapësirë në skuadrën e ti, për të siguruar një marrëveshje për sulmuesin e Monakos Kylian Mbappe dhe është i gatshëm të shesë Moratan dhe James.

Morata është shfaqur si një objektiv kryesor për Chelsean pas vendimit të Romelu Lukaku për t’u bashkuar me Manchester Unitedin, i cili më parë kishte qenë i interesuar në spanjollin, por kishte refuzuar të paguaj çmimin prej 90 milionë eurosh.

Tani, në përpjekje për të shkarkuar si Moratan ashtu edhe kolumbianin James Rodriguez, Perez ka kontaktuar Chelseain për të ofruar dyshën në një paketë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *