Florentino Perez i gatshëm të dëgjojë ofertat për Cristiano Ronaldon

Florentino Perez i ka dhënë dritën e gjelbërt agjentit Jorge Mendes, (përfaqësuesit të Cristiano Ronaldos) për të dëgjuar ofertat për sulmuesin.

Cristiano Ronaldo është i etur të largohet nga Real Madrid pasi është ndjerë i tradhtuar nga Florentino Perez duke dështuar ta mbajë fjalën e tij dhe t’i ofrojë atij një kontratë që shtrihet përtej marrëveshjes së tij aktuale që skadon në 2021. Destinacioni ideal i Cristiano-s do të ishte një kthim prapa në Manchester United, ku ai luajti në mes të 2003 dhe 2009 para se të transferohej në kryeqytetin spanjoll edhe pse raportet sugjerojnë se një transferim në Old Trafford mund të jetë i komplikuar për shkak të pagës së lartë që kërkon sulmuesi.

Pritet që ofertat për Cristiano Ronaldon do të vijnë jo vetëm nga klubet evropiane, por edhe me interesin potencial nga klubet në Super League-ën kineze dhe MLS, por faktori kryesor në çdo lëvizje që përfshin golashënuesin aktual më të mir të Real Madridit do të jet kërkesa e pagës së lojtarit,

Pavarësisht nga fitimi i tre çmimeve të Ballon d’Or, lojtari i lindur në Madeira është i pesti më i paguari në botë me rrogën e tij prej 21 milionë eurove, që tejkalohet nga Neymar Jr me 36 milionë euro në vit në PSG dhe Lionel Messit i cili tani merr një pag prej 50 milionë eurosh për sezon me FC Barcelonën pas rinovimit të kontratës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *