Florent Hadergjonaj zgjedh Zvicrën

Florent Hadergjonaj përfundimisht ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Zvicrës.

Kjo tashmë është konfirmuar përfundimisht, pasi Hadergjonaj është në mesin e lojtarëve të ftuar nga trajneri Vladimir Petkovic për dy ndeshjet e ardhshme të Zvicrës.

Kosova ka qenë duke e pritur që në kohë të gjatë, por Hadergjonaj arsyetohej se është i fokusuar te skuadra e tij Ingolstad.

Përveç Hadergjonajt, nga Zvicra janë ftuar edhe Xherdan Shaqiri, Admir Megmedi dhe Valon Behrami, ndërsa Granit Xhaka jo, për shkak se ka edhe një ndeshje për të zhvilluar, Kujtojmë se Zvicra me 1 qershor do të luaj miqësore ndaj Bjellorusisë, ndërsa me 9 qershor do të luaj në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës me Ishujt Faore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *