FIFA ia heq dënimin Messit

Lionel Messi i është hequr dënimi prej katër ndeshjeve mos lojë për Argjentinën.

Ylli argjentinas, Leo Messi, është i lirë që të luajë me Argjentinën në ndeshjet e radhës pasi FIFA ka pranuar ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës.

Messi u pezullua me katër ndeshje, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.

Megjithatë, pas ankesave të bëra është apeli ai që ka hequr dënimin ndaj Messit, dhe sulmuesi i Barcelonës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën.

Ndryshe, Argjentina ndeshjen e radhës e luan ndaj Uruguait

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *