Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ardhshëm 2017/18
Skuadra gjermane përmes faqes së saj zyrtare ka prezantuar fanellat e reja, me të cilat do të luaj ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Bundesliga, fanellat e reja do të jenë me ngjyrat tradicionale të kuq, por me disa vija të bardha vertikalisht.
Ndeshjen e fundit të këtij edicioni, Bayerni do ta zhvillojë në Allianz Arena ndaj skuadrës së Freiburgut.