Dominic Solanke do të bashkohet me Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar se do të nënshkruajë kontratë me sulmuesin e Chelsea Dominic Solanke.

Dominic Solanke do ta përfundojë transferimin e tij më 1 korrik, pas skadimit të kontratës me Chelsean.

Chelsea do të marrë një kompensim për 19-vjeçarin, që pritet të jetë rreth 3 milion paund dhe do të vendoset nga një gjykatë, se një gjykatë është e përfshirë do të thotë Chelsea i ka ofruar Solanke një zgjatje të marrëveshjes tre vjeçare që ai nënshkroi në shtator 2014 – kontratën e tij të parë profesionale – por Solanke nuke ka pas dëshirë të vazhdoj më tutje.

Ai ka vendosur të bëhet qendërmbrojtësi i katërt i Liverpoolit pas Daniel Sturridge, Divock Origi dhe Danny Ings, pasi ka qenë në akademinë e Chelsea që nga 2004, Solanke, i cili aktualisht luan për Anglinë në Kupën e Botës U20, nuk ka bërë një paraqitje të vetme për kampionët gjatë gjithë sezonit, pasi u kthye nga huazimi sezonale në Vitesse Arnhem verën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *