Di Maria në Inter?

 

Angel Di Maria mund të largohet nga PSG pas vetëm dy edicioneve të kaluara në Francë, drejtuesit e rinj të Interit kanë nisur bisedimet me skuadrën e PSG’së për mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria.

Lojtari këtë edicion ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit të parë, por një ofertë e majme e Interit mund të detyrojë PSG’në që ta shes, e cila po e kërkon Mesut Ozilin.

Inter tashmë ka nisur bisedimet me PSG’në dhe agjentin e lojtarit dhe ata janë në një fazë shumë të avancuar, në rast të transferimit në Inter, atëherë kjo do të ishte skuadra e pestë në shtatë vitet e fundit, pas Benficas, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe PSG’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *