Dedryck Boyata jashtë fushe për tre muaj

Mbrojtësi i Celtic Dedryck Boyata do të jet jashtë fushe për tre muaj pas lëndimit në gju.

Belgu Boyata u zëvëndësua në një miqësore kundër Slavia Prague më parë këtë javë, pasi lëndoj ligamentin e tij në gju. Lajmi u konfirmua nga asitent menaxheri i Celtic Chris Davies pasi ekipi po përgatitet për të fluturuar në Irlandë për një miqësor kundër Shamrock Rovers të shtunën.

“Duket si një lëndim mjaft i keq në gju,” tha Davies.

“Është vërtet zhgënjyese për Dedryckin. Ai bëri shumë për ne gjatë gjashtë muajve të fundit të sezonit të kaluar dhe ishte në formë të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *